Shqiperia

Nisin të enjten lundrimet e dyfishta të trageteve nga porti i Durrësit, ja masat e marra nga APD

nisin te enjten lundrimet e dyfishta te trageteve nga porti i durresit ja masat e marra nga apd
nisin te enjten lundrimet e dyfishta te trageteve nga porti i durresit ja masat e marra nga apd

Ditën e nesërme, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas nisin lundrimet e dyfishta për të përballuar fluksin e pasagjerëve në hyrje.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për Balkanweb se kapiteni i portit të Durrësit, Tauland Allka, bën të ditur se do të ketë 5 lundrime në ditë të trageteve, ndërkohë që mesatarisht në ditë pritet të mbërrijnë në portin më të madh në vend më shumë se 7000 udhëtarë.

“Sot që flasim përpunojmë rreth 4000-5000 pasagjerë në ditë”,– tha Allka.
Për të përpunuar në kohë rekord pasagjerët dhe mjetet, është rritur ndjeshëm numri i sporteleve në terminalin e trageteve.
Nga koncesionari i terminalit të trageteve, nga Policia Kufitare, nga Dogana Durrës dhe Forca e Sigurisë e portit janë marrë masat për të punuar me kapacitetet maksimale. Do punojmë me 32 sportele, 20 për makinat dhe 12 sportele për pasagjerët këmbësorë, që do të kalojnë në terminal”,– tha Allka.

Sipas të dhënave nga Autoriteti Portual Durrës gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti kanë udhëtuar përmes portit të Durrësit mbi 240 mijë pasagjerë, ndërsa janë transportuar në rrugë detare 507,195 tonë mallra me kamionë dhe trajlera.

Gjatë muajit qershor transporti i udhëtarëve me tragetet e linjave të Barit dhe Ankonës u rrit me 13%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Statistikat tregojnë se janë përpunuar rreth 50,000 udhëtarë dhe 18,670 automjete në hyrje-dalje.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts