Shqiperia

“Mjekët të punojnë 3 vite pas diplomimit në Shqipëri”, Çupi: Këshilli për Legjislacionin vendosi! Projektligji do t’i kalojë komisionit të Ligjeve

mjeket te punojne 3 vite pas diplomimit ne shqiperi cupi keshilli per legjislacionin vendosi projektligji do ti kaloje komisionit te ligjeve
mjeket te punojne 3 vite pas diplomimit ne shqiperi cupi keshilli per legjislacionin vendosi projektligji do ti kaloje komisionit te ligjeve

Deputetja Dhurata Çupi, ka deklaruar se pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për studentët e mjekësisë, ka kërkuar mbledhjen e Këshillit me qëllim marrjen e masave për zbatimin e këtij vendimi.

Këshill vendosi që shqyrtimi i projektligjit t’i kalojë menjëherë komisionit parlamentar të Ligjeve, dhe më pas seancës plenare për votim.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo u shpreh se mazhoranca kërkon që studentët pas diplomimin të punojnë tre vite në Shqipëri, por masat shtrënguese dhe penalitetet nuk janë zgjidhja.

Sipas saj zgjidhja është duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e tyre të punës dhe trajtimin financiar.

Postimi:

Menjëherë pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për studentët e mjekësisë, në cilësinë e kryetares së Këshillit të Legjislacionit kam kërkuar mbledhjen e Këshillit me qëllim marrjen e masave për zbatimin e këtij vendimi. Ditën e sotme, Këshilli për Legjislacionin ka vendosur që shqyrtimi i projektligjit t’i kalojë menjëherë komisionit parlamentar të Ligjeve, dhe më pas seancës plenare për votim.
Ndërkohë që mazhoranca vazhdon të këmbëngulë që periudha pas studimeve gjatë të cilës mjekët e rinj janë të detyruar të punojnë në Shqipëri të jetë 3 vite, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike propozon që kjo periudhë të zerohet dhe mjekët e sapodiplomuar të zgjedhin lirisht vendin ku duan të ushtrojnë profesionin e tyre.
Nëse qeveria dëshiron sinqerisht që mjekët e rinj të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, kjo nuk bëhet me masa shtrënguese e penalitete, por duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e tyre të punës dhe trajtimin financiar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts