Policia në Memaliaj ka arrestuar një 61-vjeçar, pasi dyshohet se ka kanosur me sëpatë bashkëshorten e tij. “Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, pas marrjes së njoftimit se një shtetase ishte kanosur për jetën, me mjet prerës, nga bashkëshorti i saj, kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe arrestimin e shtetasit përgjegjës.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. B., 61 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë”, njofton policia.
“Memaliaj/Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në një familje.
Kanosi me mjet prerës (sëpatë), bashkëshorten e tij, arrestohet në flagrancë 61-vjeçari.
Sekuestrohet mjeti prerës (sëpatë).
Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, pas marrjes së njoftimit se një shtetase ishte kanosur për jetën, me mjet prerës, nga bashkëshorti i saj, kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe arrestimin e shtetasit përgjegjës.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. B., 61 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co