Sport

Yamal një diamant i vërtetë, rritet vlera e talentit të Barcelonës

yamal nje diamant i vertete rritet vlera e talentit te barcelones

Lamine Yamal ishte një nga sensacionet e kampionatit europian. Me paraqitjet e bëra me Spanjën në kampionatin europian që lamë pas, vlera e sulmuesit të talentuar është rritur ndjeshëm.  17-vjeçari tani kushton 120 milionë euro, 30 milionë vlerë më shumë se ç’kishte para Euro 2024. në këto kushte, Yamal shndërrohet në lojtarin më të vlefshëm të Barçës, duke kaluar 90 milionët e Gavi.

Gjithsesi, Yamal nuk është më i shtrenjti te kombëtarja e  Spanjës, pasi lista kryesohet nga Rodri. Rikthehemi edhe një herë te paraqitja fantastike e lojtarit të Barcelonës në kompeticionin më të rëndësishëm për shtete në Europë, anësori ka dhuruar 4 asiste dhe ka gjetur një herë rrugën e rrjetës.

E ardhmja e futbollit duket e sigurt, shifrat e thonë diçka të tillë. Te katalanasit janë të bindur se kanë një diamant në skuadër, nga i cili vështirë se do të heqin dorë, edhe nëse në skuadër vijnë oferta marramendëse.

Sa i takon listës së Europianit, në merkato do të vlerësohen më shumë Guler, Calafiori, Musiala dhe Dani Olmo. Nuk mund të lihet pa përmendur edhe Mamardiashvilli, me portierin gjeorgjian të Valencias që ka shkëlqyer gjithashtu.

Yamal 1
Yamal 1
Yamal 2
Yamal 2
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts