![Dumani me internet në qeli, pezullohen dy policë të burgjeve 2 dumani me internet ne qeli pezullohen dy police te burgjeve](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/dumani-me-internet-ne-qeli-pezullohen-dy-police-te-burgjeve.jpg)
Dy policë të burgjeve janë pezulluar nga detyra, pasi është konstatuar se kanë shkelur rregullat në raport me Nuredin Dumanin, i cili ka fituar statusin e të penduarit të drejtësisë.
Dumani, dyshohet se nga qelia ku ndodhet, ka përdorur një telefon me internet. Kjo është pohuar edhe nga Alda Nikolli, e cila në një komunikim publik është shprehur se ka folur me Dumanin përmes mesazheve telefonike, dhe platformave online.
Nikolli akuzoi gjithashtu Dumanin si porositësin e lëndës plasëse që iu vu në derën e banesës në Elbasan, atje ku ajo jetonte me motrën e saj.
Reagimi i parë pas denoncimit të Alda Nikollit ishte pezullimi i dy efektivëve të Policisë së Burgjeve, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë ose jo një thellim të hetimeve lidhur me çështjen/
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co