Bota

Humbi kontrollin mbi Jet Ski dhe u rrëzua në det, dëmtohet 33-vjeçari në Dhërmi! Dërgohet në spital për ndihmë mjekësore

humbi kontrollin mbi jet ski dhe u rrezua ne det demtohet 33 vjecari ne dhermi dergohet ne spital per ndihme mjekesore



































Një 33-vjeçar është dërguar në spital, pasi është rrëzuar nga mjeti Jet Ski me të cilin po lundronte ë det.

451954174_875485824616764_1737937673842962956_n

Sipas policisë, duke lundruar jashtë perimetrit të sigurisë ujore dhe bovave të vendosura për zonat e pushuesve, me një mjet lundrues Jet Ski të marrë me qira, së bashku me vëllain e tij, dyshohet se i riu ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur i dëmtuar vetë.

Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Himarës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare.

Njoftimi i policisë:

Sot, në Dhërmi, shtetasi S. T., 33 vjeç, duke lundruar jashtë perimetrit të sigurisë ujore dhe bovave të vendosura për zonat e pushuesve, me një mjet lundrues Jet Ski të marrë me qira, së bashku me vëllain e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur i dëmtuar vetë.

33-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore të specializuar në spitalin e Vlorës.

Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Himarës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts