Bota

SHBA vendos raketat me rreze të gjatë në Gjermani, Moska kërcënon me armët bërthamore

shba vendos raketat me rreze te gjate ne gjermani moska kercenon me armet berthamore
shba vendos raketat me rreze te gjate ne gjermani moska kercenon me armet berthamore

Moska nuk e përjashton vendosjen e raketave bërthamore në përgjigje të vendosjes së raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi në Gjermani, u tha gazetarëve zëvendësministri i Jashtëm rus Sergej Ryabkov.

“Unë nuk përjashtoj asgjë,” tha ai, kur u pyet nëse Rusia mund të vendosë raketa bërthamore në përgjigje të vendosjes së raketave amerikane në Gjermani.

“Nëse zyrtarët nga qeveria federale gjermane besojnë se është e arsyeshme të kryejnë aktivitete nxitëse, duke përmendur atë që kemi në rajon, atëherë ne do të përgjigjemi me masa hakmarrëse që i konsiderojmë të përshtatshme”, theksoi diplomati i lartë.

Sipas Ryabkov, duke pasur parasysh kapacitetet e kombinuara të vendeve të NATO-s, Rusia duhet të kalibrojë përgjigjen e saj, pa ndjerë ndonjë “kufizim të brendshëm” në lidhje me atë se çfarë të vendosë, ku dhe kur. “Thënë kjo, ka një gamë të gjerë opsionesh. Nuk ka të bëjë me kërcënimin e askujt, është një mënyrë për të gjetur metodën më efektive për t’iu përgjigjur sfidave në ndryshim, veçanërisht për sa i përket kostove,” shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts