Shqiperia

Replikat/ Balla në Kuvend: Dhuna duhet të na shqetësojë të gjithëve, viktimat e dhunës seksuale a gjinore, të mbrohen e trajtohet me dinjitet

replikat balla ne kuvend dhuna duhet te na shqetesoje te gjitheve viktimat e dhunes seksuale a gjinore te mbrohen e trajtohet me dinjitet
replikat balla ne kuvend dhuna duhet te na shqetesoje te gjitheve viktimat e dhunes seksuale a gjinore te mbrohen e trajtohet me dinjitet

Ministri i Brendshëm Taulant Balla kishte disa reagime, mbi çështje të ngritura nga deputetët e opozitës në seancën plenare.

Ai deklaroi se siguria në sistemin e burgjeve është rritur e përmirësuar, falë bashkëpunimit të institucioneve ligjzbatuese dhe masave.

Ndërsa, referuar shqetësimit se Policia procedon për çdo ndërtim sado i vogël qoftë ai, Balla tha se nuk qëndron.

Në një tjetër replikë me deputeten demokrate Vokshi, ministri i Brendshëm tha se dhuna duhet t’i shqetësojë të gjithë, e viktimat e saj të mbrohen nga të gjithë.

Pjesë nga fjala e Ballës:

“Unë e kuptoj që dyqanet e burgjeve kanë qenë një biznes i mirë, i madh, madje vendi më i kërkuar në Shqipëri, dikur, ishte shitës te dyqani i burgut. Nuk ekziston më ky biznes, dyqani i burgut, sepse teknologjia, për fat të mirë, por edhe koordinimi mes institucioneve ka bërë të mundur që kjo gjë të eliminohet. Besoj e dini mirë se ç’bëhej në dyqanet e burgjeve! Pa dyshim që ka ende shumë për të përmirësuar lidhur me kontrollin. Kemi pasur problematika me përdorimin e internetit nga burgjet dhe që shoqërohen me aktivitet me pasoja kriminale, por të paktën pjesa që lidhet me dyqanet e burgjeve nuk ekziston. I përkasin të shkuarës, kur ziheshin deputetët se kush e ka dyqanin e burgut në filan burg apo tjetër!”, sqaroi Balla.

Ndërsa, referuar shqetësimit se Policia procedon për çdo ndërtim sado i vogël qoftë ai, Balla tha se nuk qëndron.

“Është lehtësuar procedura, thjesht një njoftim, për të rregulluar një avlli. Dhe këtu u flas qytetarëve, nuk po ju flas juve, sepse ju nuk keni nevojë për avlli! Por për të riparuar një çati apo diçka tjetër, është thjesht një njoftim”,  informoi ministri.

Gjithashtu, ai nënvizoj se Policia e Shtetit është për të mbrojtur jetën dhe gjobat e Rrugores synojnë vetëm këtë aspekt.

“Unë jam partizan i këshillimit. Por kur e bën bozë natyrshëm që ka disa masa që policia duhet t’i marrë”, tha Balla.

Në një tjetër replikë me deputeten demokrate Vokshi, ministri i Brendshëm tha se dhuna duhet t’i shqetësojë të gjithë, e viktimat e saj të mbrohen nga të gjithë.

“Përpara se të flasim për dhunën me bazë gjinore në territor, të merremi me dhunën në Kuvend. Unë mendoj se nuk i takon Kuvendit kjo qasje. Është keqardhje e madhe që një deputete merr fjalën, e para se të mbështesë përpjekjet e gjithë aktorëve, edhe të Avokatit të Popullit, Komisionerëve, të PSH, Prokurorisë, Gjykatës, kur bie fjala për respektimin e Rregullores së Kuvendit, ajo që ka ndodhur ditën e hënë nga grupi juaj parlament (PD) është një turp i madh që do kalojnë muaj, e deri vitin e ardhshëm kur të jetë kthyer parlamenti i ri që mund t’ja nxjerrë zgjyrën turpit që i dhatë ju Kuvendit, në raport me Rregulloren e tij. Kur bëhet fjalë për dhunën me bazë gjinore, ju lutem të paktën ju vajzave e grave të këtij Kuvendi, ajo është shqetësim i madh, i tejkalon ndasitë politike mes qeverisë e opozitës. Jeni të ftuar të kontribuojmë në mesazhe të përbashkëta kundër dhunës me bazë gjinore!”, apeloi Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts