Bota

Obama raportohet se ‘i ka kthyer shpinën’ Bidenit, ja dyshimet

obama raportohet se i ka kthyer shpinen bidenit ja dyshimet
obama raportohet se i ka kthyer shpinen bidenit ja dyshimet

Barack Obama u ka thënë miqve se Joe Biden duhet të konsiderojë seriozisht qëndrueshmërinë e kandidaturës për presidencialet amerikane.

Obama pretendohet se deklaroi që rruga e 81-vjeçarit drejt fitores është zvogëluar shumë, thanë për Washington Post shumë njerëz të informuar pranë ish-presidentit amerikan.

Në bisedat telefonike me demokratët e shqetësuar, Obama thuhet se ka thënë se është i shqetësuar pasi sondazhet po thonë se do të humb Biden dhe se donatorët po e braktisin presidentin.

Obama kundërshtoi idenë se vetëm ai mund të ndikojë tek presidenti aktual amerikan ndërsa tha se shqetësimi i tij është të mbrojë trashëgiminë e ish-zëvendëspresidentit të tij.

Ai u ka thënë aleatëve se ka një rol këshillues dhe dëgjues tek Bideni, raporton skynews.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts