![Ursula von der Leyen rikonfirmohet në krye të KE, Rama: Shqipëria besimplotë te lidershipi i saj, mezi pres të vijojmë punën për integrimin në BE 2 ursula von der leyen rikonfirmohet ne krye te ke rama shqiperia besimplote te lidershipi i saj mezi pres te vijojme punen per integrimin ne be](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/ursula-von-der-leyen-rikonfirmohet-ne-krye-te-ke-rama-shqiperia-besimplote-te-lidershipi-i-saj-mezi-pres-te-vijojme-punen-per-integrimin-ne-be.jpg)
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X në lidhje me rizgjedhjen e Ursula Von Der Leyen në krye të Komisionit Evropian, duke e cilësuar atë si “një deklaratë të fuqishme që shënon fillimin e një kapitulli të ri në qeverisjen e Bashkimit me një hyrje rigjallëruese”.
Rama theksoi se Shqipëria e mirëpret këtë deklaratë me shpresën e përtërirë dhe besimin te lidershipi i Von der Leyen.
Kreu i qeverisë shtoi se mezi pret të vazhdojë punën me Presidenten e KE për integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe të rajonit.
Vota e Parlamentit Evropian për rizgjedhjen e Ursula Von Der Leyen është një deklaratë e fuqishme që shënon fillimin e një kapitulli të ri në qeverisjen e Bashkimit me një hyrje rigjallëruese. Shqipëria e mirëpret këtë deklaratë me shpresë të përtërirë dhe besim të plotë te lidershipi i Ursulës. Ne përgëzojmë qëndrimin e saj të qartë për Ballkanin Perëndimor në fjalimin e saj sot në Parlamentin Evropian. Mezi pres të vazhdoj punën me Presidentin e Komisionit për ta futur Shqipërinë në BE dhe për të integruar më tej BE-në me Ballkanin Perëndimor.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co