Bota Kuriozitete Lifestyle

“Çdo fillim ka një fund”- Ndau përfundimisht rrugët me menaxherin e tij pas konflikteve e akuzave, reagon sërish Bardhi Idrizi: Gjithçka mbaroi paqësisht! I uroj suksese në jetë

cdo fillim ka nje fund ndau perfundimisht rruget me menaxherin e tij pas konflikteve e akuzave reagon serish bardhi idrizi gjithcka mbaroi paqesisht i uroj suksese ne jete



































Këngëtari Bardhi Idrizi, ka reaguar sërish pasi një ditë më parë njoftoi se ka ndërprerë përfundimisht rrugët me menaxherin e tij, Jetmir Agaj, pas konflikteve dhe përplasjeve të vazhdueshme që kanë pasur me njëri-tjetrin.

bardhi idrizi jemti agaj

Bardhi ka bërë një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka falënderuar të gjithë ekipin ku ishte pjesë prej katër vitesh.

Ai ka falënderuar secilin për punën dhe përkushtimin që kanë pasur ndaj tij, teksa thekson se ndarja ka qenë paqësore.

“Unë si Bardh e vlerësoj çdo moment dhe çdo përkushtim ndaj meje. Si çdo fillim është edhe një fund, por gjithsesi i lumtur për të dyja palët, fundi ishte marrëveshje miqësore dhe vazhdojmë punët individuale për në vazhdimësi”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera, artisti bëri me dije se do të rikthehet së shpejti me projekte të reja dhe koncerte.

bardhi idrizi reagim

Postimi i plotë i Bardhit:

Katër vite punë në SBS Entertainment, katër vite sakrificë, lodhje pafund, pasion për punën dhe suksesin pafund.

Pas një marrëveshje miqësore nga të dyja palët, unë do vazhdoj rrugëtimin tim si një artist i lirë.

Deshta t’a dedikoj një postim falënderimi për çdo orë e minut që është punuar dhe kohët e mira që kemi kaluar këto katër vite, e kafshatën e bukës që e kemi ndarë së bashku këto katër vite.

Faleminderit Jetmirit, menaxherit për përkushtimin dhe punën e palodhshme, për të gjitha këngët dhe koncertet dhe për të gjitha momentet e mira.

Faleminderit Qelikut për ato 70 këngë që i kemi krijuar në atë studio me shumë mund po edhe shumë të qeshura e momente të mira, e që nuk ka prituar kurrë me ndryshu një këngë 100 herë.

Faleminderit Emeritonit, Mirit, DJ Deck-ut, Valmirit e Zenunit që gjithmonë kanë qenë me ne pas kamerave, pas punës e suksesit.

Unë si Bardh e vlerësoj çdo moment dhe çdo përkushtim ndaj meje. Si çdo fillim është edhe një fund, por gjithsesi i lumtur për të dyja palët, fundi ishte marrëveshje miqësore dhe vazhdojmë punët individuale për në vazhdimësi.

Të gjithë djemve i uroj suksese në jetë.

Faleminderit publikut, shumë shpejt do të kthehem me projekte të reja dhe koncerte.

Përjetësisht i juaji, Bardhi.

1688837957_bardhi

Kujtojmë se një ditë më parë, këngëtari në një postimi në Instagram njoftoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me Jetmir Agajn, dhe se do të vazhdojë rrugën si artist i pavarur.

“Përshëndetje miq, mbështetës e dashamirë! Prej sot desha t’ju lajmëroj se unë nuk jam më nën menaxhimin e SBS dhe Jetmir Agaj. Si artist, dua t’i falënderoj për kontributin e tyre në karrierën time prej ditës të parë. Rrugëtimi im vazhdon si artist i pavarur me të njëjtin pasion dhe vullnet për muzikën. Shihemi së shpejti me projekte të reja”, shkroi Bardhi në postimin e tij në ‘InstaStory’.

bardhi jetmir postim menaxheri (2)

Pas postimit të këngëtarit, dhe Jetmir Agaj konfirmoi gjithashtu shkëputjen e bashkëpunimit duke shpërndarë postimin e Bardhit.

bardhi jetmir postim menaxheri (1)

Përplasjet mes tyre nisen pas pjesëmarrjes së Bardhit në Big Brother VIP Albania, një krisje ku ishte e përfshirë partnerja e këtij të fundit, Sara Gjordeni.

Shumë u aludua se Jetmir Agaj ishte kundër lidhjes së çifit, gjë që kishte shkaktuar debate mes tij dhe Sarës, e cila po ashtu ka reguar ashpër atë kohë.

sara gjordeni bardhi idrizi

Po ashtu, edhe pak kohë më parë, Sara përmes një postimi në Instagram, u shpreh se menaxheri i ka marrë llogarinë në Instagram Bardhit.

Ajo u ka kërkuar ndjekësve të heqin nga “folloë” Bardhin deri në një njoftim të dytë, pasi kënfgëtari nuk e kaishte më adresën e tij.

“Menaxheri i tij e ka marrë sërish përpara një ore Instagramin e Bardhit duke e lënë 100% pa akses. Bardhi nuk e ka më Instagramin e tij”, ka shkruar ajo.

sara gjordeni bardhi (2)

Reagimi i Sara Gjordenit

Duke qene se numri im ka qene i lidhur me acc e bardhit, acc qe po sulmohej ishte i tiji. Managmenti i tij e ka marre serish perpara nje ore instagramin e bardhit duke e lene 100% pa akses. Bardhi nuk e ka me instagramin e tij. Ne emer timin dhe te bardhit, ju lusim me keqardhje te hiqni te gjithe folloë nga @bardhi.

Si shenje pakenaqesie te kesaj sjelljeje totalisht te pamerituar ndaj tij ne keto momente kaq delikate te familjes sone ku bardhit i duhet te punonte me shume se kurre.

Nuk mendoj se mund te luhet keshtu publikisht me nje artist te ketij niveli, e as me psikologjine e nje djali i cili ka mjaftueshem stres per pritjen e femijes se tij te pare Shqetesimi qe po na shkaktohet te dyve nga keta persona prej kohesh eshte i paimagjinueshem.

Sidomos mbi mua qe jam me emocionale se normalisht. (nderkohe vazhdohet te sulmohet llogaria ime) Ju lutem me mbani larg arsyeve midis te dyve sepse jane profesionale dhe hatermbetje personale.

sara gjordeni bardhi (4)

Ndërkohë, kujtojmë se tashmë ish-Missi dhe Bardhi do të mirëpresin së shpejti në jetë vajzën e tyre.

sara gjordeni bardhi

Historia e dashurisë së çiftit filloi disa muaj më parë në “BBV”, ku takuan dhe shijuan romancën e tyre së bashku, ndërsa e vazhduan lidhjen edhe pas daljes nga shtëpia.

sara-gjordeni-dhe-bardhi-idrizi

sara gjordeni bardhi (5)sara gjordeni bardhisara gjordeni bardhi1

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts