Kryeministri britanik Keir Starmer gjatë fjalimit në Pallatin Blenheim, ka folur për sigurinë evropiane në një shkallë më të gjerë, ku ndër të tjera ka prekur dhe migrimin e paligjshëm.
Ai u shpreh se Mbretëria e Bashkuar do të “thellojë” lidhjen e saj me Bashkimin Evropian për mbrojtjen, sigurinë dhe për migracionin ilegal.
“Ne po rrisim praninë e Mbretërisë së Bashkuar në Europol në Hagë, për të luajtur rolin tonë të plotë në qendrën evropiane të kontrabandës së emigrantëve.”
Keir Starmer njofton gjithashtu marrëveshje të reja bashkëpunimi me Sllovakia dhe Sllovenia, për të “ndërprerë krimin e organizuar”.
“Ne do të punojmë me partnerët tanë evropianë për të ndarë inteligjencën, të dhënat dhe ekspertizën dhe për të hequr bandat jashtë biznesit.”
Por migracioni i paligjshëm duhet gjithashtu të trajtohet në burim, tha ai.
Kryeministri britanik tha se Mbretëria e Bashkuar ka humbur kohë dhe burime me skemën e dërgimit të emigrantëve në Ruandë.
“Ne kemi pasur një Home Office i cili i është përkushtuar një mashtrimi që nuk funksionoi,” shtoi ai.
Prandaj, thotë kryeministri britanik, puna që mund të ishte bërë në lidhje me sigurinë kufitare nuk është bërë ashtu siç laburistët mendojnë se duhet të ishte bërë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co