Shqiperia

Plagosje me armë zjarri në Durrës/ Policia jep detajet e para

plagosje me arme zjarri ne durres policia jep detajet e para
plagosje me arme zjarri ne durres policia jep detajet e para

Një konflikt i çastit ka lënë pas një të plagosur në lagjen numër 17 në Durrës.

Sipas një komunikate nga Drejtoria Vendore e Durrësit, ngjarja është regjistruar pranë një lokali rreth orës 19:30.

A.H., 31 vjeç, rezulton banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë F. H, rreth 70 vjeç, i cili gjithashtu rezulton banues në Durrës.

[embedded content]

Teksa policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, i moshuari është transportuar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Ndërkohë që autori është vënë në pranga nga forcat e Operacionales dhe Shqiponjave, pavarësisht tentativave për tu arratisur.

Përmes komunikatës policia sqaron se është shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht  A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në  momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Plagosi me armë një 70-vjeçar,  dyshohet pas një konflikti të çastit në një lokal në lagjen nr. 17, falë  reagimit në kohë të Policisë, kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar.

Policia gjeti në brendësi të lokalit  ku ndodhi ngjarja dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.

Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin F. H, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici,për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin  A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në  momentin kur ka ndodhur ngjarja

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts