Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen e saj të 26-të me të afërm e miq të ngushtë.
Përpos urimeve të shumta, ajo që ra në sy ishte veshja që Arilena kishte zgjedhur për këtë ditë të veçantë të saj.
Këngëtarja kishte veshur një fustan rrjetë, tejet provokues, ku ka ekspozuar dhe linjat e saj trupore.
Në rrjetet sociale, ajo që u vu re ishin dhe komentet e shumta negative, ku ndjekësit kishin kritikuar këngëtaren për këtë zgjedhje.
Si çdo vit, edhe kësaj radhe Arilena organizoi një festë ku kishte të ftuar personat e zemrës, ku ndër ta ishe dhe partneri i saj, Popi Kola.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co