Sport

VIDEO/ Tension pas takimit të Partizanit, portieri serb provokon shqiptarët, çfarë skandali në Conference League

video tension pas takimit te partizanit portieri serb provokon shqiptaret cfare skandali ne conference league
video tension pas takimit te partizanit portieri serb provokon shqiptaret cfare skandali ne conference league

Partizani triumfoi 1-2 ndaj Marsaxlokk në Maltë, duke siguruar kështu një biletë për në turin e dytë të Conference League. Pas sfidës së mbajtur në Centenary Stadium (Ta’ Qali), nuk ka munguar tensioni, i shkaktuar nga vendasit.

Pas takimit, kamerat kanë fokusuar portierin serb të Marsaxlook, Marko Drobnjak, i cili nuk heziton të provokojë shqiptarët. 29-vjeçari shihet tejet i acaruar, teksa për ta qetësuar, u desh ndërhyrja e stafit të klubit ku bën pjesë ai.

Si shumë herë këto kualifikuese, serbët nuk e kanë ndërmend të ndalen, teksa përziejnë futbollin me politikën. Sa i takon Drobnjak me shokë, Marsaxlokk rikthehet në shtëpi, e eleminuar nga Conference League.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts