Komediani mjaft i njohur amerikan, Bob Newhart , ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.
Newhart mësohet se vdiq në shtëpinë e tij në Los Anxhelos pas një sërë sëmundjesh, njoftoi publicisti shumëvjeçar i aktorit, Jerry Digney.
Bob Newhart filloi karrierën e tij në vitet 1960, duke nxjerrë albume të komedisë stand-up, për të cilat ai fitoi tre çmime Grammy.
Ai u bë i famshëm për serialet komedi televizive “The Bob Newhart Show” dhe “Newhart”, të cilat u transmetuan përkatësisht në vitet 1970 dhe 1980.
Në kinema, ai ka luajtur në filma si Catch-22 dhe Elf. Ai po ashtu ka dubluar edhe filmat e animuar. Në vitin 1999 ai mori yllin e tij në Hollywood Walk of Fame dhe në 2007 ai u fut në Hall of Fame Grammy.
Në vitin 2013, ai luajti në serialin televiziv “The Big Bang Theory” dhe fitoi çmimin Emmy për performancën e shkëlqyer në një serial komedi.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co