Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin amerikan Donald Trump.
Erdogan dënoi atentatin e fundit ndaj Donald Trump, gjatë së cilës politikani u plagos dhe i uroi shërim të shpejtë.
UdhĂ«heqĂ«si turk e quajti incidentin njĂ« âsulm ndaj demokracisĂ«â. Ai vlerĂ«soi gjithashtu qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« e Trump pas atentatit.
Sipas Erdogan, fakti që Trump ka vazhduar programin e tij të fushatës që nga sulmi duhet parë si një tregues i besimit tek populli amerikan.
Erdogan tha se Trump tregoi lidership të fortë me mesazhe uniteti që synojnë qetësimin e tensioneve pas atentatit.
Presidenti turk gjithashtu përgëzoi Donald Trump për emërimin e tij si kandidat presidencial i SHBA nga Partia Republikane.
(A.A/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co