Bota

Atentati i dështuar ndaj tij, Trump në konventën e republikanëve: Mbijetova sepse Zoti ishte në anën time, do të sjell paqe në botë

atentati i deshtuar ndaj tij trump ne konventen e republikaneve mbijetova sepse zoti ishte ne anen time do te sjell paqe ne bote

“Unë mbijetova sepse kisha Zotin në anën time”, ka deklaruar Donald Trump pas atentatit të dështuar ndaj tij, teksa pranon zyrtarisht kandidimin për Shtëpinë e Bardhë në konventën republikane në Milwaukee.

trump

Në fjalimin e tij të parë pas atentatit, ai siguroi se do të jetë “presidenti i gjithë Amerikës”.

“Ne do të rivendosim paqen në Amerikë dhe në botë”, thotë ai. Pastaj premtoi se në ditën e parë të presidencës së tij do të zgjerojë shpimet e naftës dhe do të mbyllë kufirin me Meksikën, ku synon të përfundojë murin.

Trump thotë se është i sigurt se “do të jetë një fitore e pabesueshme”:

“Sonte, me besim dhe përkushtim, e pranoj me krenari kandidaturën tuaj për President të Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Trump e mbyll fjalimin e tij pas rreth 90 minutash, ndërsa familja e tij iu bashkua në skenë.

“Ne do ta bëjmë vendin tonë të madh përsëri”, përsërit ai. “Çdo ditë do të punoj për të nderuar besimin që keni dhënë tek unë dhe nuk do t’ju zhgënjej kurrë, kurrë. Unë premtoj se nuk do t’ju zhgënjej kurrë. Për të gjithë burrat e harruar dhe gratë që janë lënë pas dore, braktisur dhe lënë pas, ju nuk do të harroheni më. Ne do të ecim përpara dhe së bashku do të fitojmë, do të fitojmë, do të fitojmë.”

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts