Kosova

Vrasja e policit serb, Faton Hajrizi ende në arrati! Arrestohet një 39-vjeçar që siguroi transportin e tij nga Presheva në Loznicë. Ja çfarë iu gjet me vete!

vrasja e policit serb faton hajrizi ende ne arrati arrestohet nje 39 vjecar qe siguroi transportin e tij nga presheva ne loznice ja cfare iu gjet me vete

Një 39-vjeçar me iniciale Z. R. është arrestuar nga autoritetet serbe në Bijelinë nën dyshimin se ka organizuar transportin nga Presheva për në Loznicë Faton Hajrizit, i cili dyshohet se qëlloi për vdekje një efektiv të policisë kufitare dhe plagosi kolegun e tij.



vrasja e policit serb faton hajrizi ende ne arrati arrestohet nje 39 vjecar qe siguroi transportin e tij nga presheva ne loznice ja cfare iu gjet me vete

39-vjeçari kishte me vete dokumente të falsifikuara në emër të Marko Markoviç në momentin e arrestimit!

Gjithashtu edhe 39-vjeçari ishte arratisur nga burgu dhe ishte në kërkim nga autoritetet. Ai u arrestua në vitin 2019 gjatë një aksion të policisë serbëve si pjesëtar i një grupi kriminal të cilit iu sekuestrua më shumë se një ton marijuanë.

Ai u dënua në Gjykatën Speciale në Beograd me 8 vite burg, por u arratis pasi gjykata i dha lirinë me kusht.

Gjithashtu është arrestuar edhe bashkëshortja e tij me iniciale I. R..

“Dyshohet se të dy bashkërisht e kanë rregulluar transportin e të dyshuarit Faton Hajrizi, i cili është në arrati dhe po kërkohet me dyshimin se ka vrarë policin Nikolla Krsmanoviç dhe ka plagosur kolegun e tij Vjekoslav I në Loznicë”, shkruan Novosti.rs.

Gjithashtu është arrestuar edhe taksisti i cili ka çuar Faton Hajrizin nga Presheva në Loznicë. Sipas informacioneve, ai ka deklaruar se autorin e dyshuar duhet ta dërgonte te Marko Markoviç, për të cilin tha se ishte pronar i një hoteli në Bjelijina.

Në fakt bëhet fjalë për 39-vjeçarin me iniciale Z.M., të cilit i janë gjetur dokumente të falsifikuara në emër të Marko Markoviçit.

Faton Hajrizi është arratisur 9 herë nga burgu. Ai është arratisur rreth 11 ditë më parë nga burgu në Kosovë ku vuante dënimin me 27 vjet për vrasje.

Vrasja e parë e ka kryer në vitin 2000 kur ai ishte vetëm 15 vjeç.

Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts