Bota

Bllokohen fluturimet dhe Bursa, kompani në gjithë botën raportojnë për ndërprerje të internetit dhe pajisje jashtë shërbimit

bllokohen fluturimet dhe bursa kompani ne gjithe boten raportojne per nderprerje te internetit dhe pajisje jashte sherbimit
bllokohen fluturimet dhe bursa kompani ne gjithe boten raportojne per nderprerje te internetit dhe pajisje jashte sherbimit

Banka të mëdha, mediume, kompani për telekomunikime dhe kompani ajrore në gjithë botën janë duke u përballur me ndërprerje masive të internetit dhe bllokim të kompjuterëve.

Aeroplanët janë ulur në Sidnej, Shtetet e Bashkuara i kanë pezulluar fluturimet, ndërsa platforma e bursave në Londër, ka raportuar për probleme me internet për pak minuta.

Televizioni britanik Sky News ka qenë për pak kohë jashtë transmetimit.

Policia në shtetin amerikan të Alaskës ka raportuar për bllokim të linjës për emergjenca – 911.

Shkaku i gjithë këtyre problemeve nuk dihet ende, apo nëse ekziston ndonjë lidhje me problemet që ka raportuar gjiganti Microsoft orë më parë./ REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts