![Terrorizoi lagjen duke qëlluar me armë nga ballkoni i pallatit, lirohet 71-vjeçari në Korçë 2 terrorizoi lagjen duke qelluar me arme nga ballkoni i pallatit lirohet 71 vjecari ne korce](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/terrorizoi-lagjen-duke-qelluar-me-arme-nga-ballkoni-i-pallatit-lirohet-71-vjecari-ne-korce.gif)
Gjykata e Korçës ka caktuar masën ‘arrest në shtëpi’ për 71-vjeçarin Edmond Naska, i cili dy ditë më parë terrorizoi banorët e lagjes 16 të qytetit të Korçës.
Mosha ka qenë ajo që ka bërë që prokuroria të kërkojë masën e arrestit në shtëpi gjë që është pranuar edhe nga gjykata. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se përpos moshës edhe fakti që i moshuari vuan nga probleme të shëndetit mendor ka bërë që të zbutet masa.
Kujtojmë se dy ditë më parë i moshuari ka qëlluar në ajër nga ballkoni i shtëpisë së tij dhe ka bërë rezistencë ndaj policisë për rreth dy orë duke kërcënuar se do hapte sërish zjarr. Kanë qenë njësitë speciale RENEA që negociuan me 71-vjeçarin për t’u dorëzuar. Nga e gjithë kjo ngjarje fatmirësisht nuk mbeti asnjë i lënduar.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co