Shqiperia

Gjokutaj dëmtoi këmbën, Berisha mbrohet në GJKKO me avokaten e Belerit, çfarë pritet të ndodhë në seancën e sotme

gjokutaj demtoi kemben berisha mbrohet ne gjkko me avokaten e belerit cfare pritet te ndodhe ne seancen e sotme
gjokutaj demtoi kemben berisha mbrohet ne gjkko me avokaten e belerit cfare pritet te ndodhe ne seancen e sotme

Klodiana Gjyzari avokatja e eurodeputetit Fredi Beleri në seancën e kësaj të premte do të mbrojë ish kryeministrin Sali Berisha në GJKKO.

Mbrojtësja ligjore është pajisur edhe me prokurorë të posaçme për të përfaqësuar ligjërisht para togat e zeza Sali Berishën.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se avokati Genci Gjokutaj nuk do të jetë pjese vetëm për këtë seancë pasi ka pasur një dëmtim me këmbën e tij.

Në seancën e kësaj të premte do të vendoset nëse aktet do të merren në dorëzim nga mbrojtja e zotit Berisha, me ose pa pagesë, çështje kjo që u diskutua edhe në seancën e fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts