Sport

Kundërshtari në turin e dytë jo emër i panjohur për Partizanin, të kuqtë kanë shansin e “hakmarrjes”

kundershtari ne turin e dyte jo emer i panjohur per partizanin te kuqte kane shansin e hakmarrjes
kundershtari ne turin e dyte jo emer i panjohur per partizanin te kuqte kane shansin e hakmarrjes

Partizani ishte i vetmi ekip i Superiores që kaloi turin e parë të Conference League. Pasi barazuan 1-1 në “Elbasan Arena” në sfidën e parë, “Demat” mposhtën Marsaxlokk me rezultatin 1-2 në Maltë.

Teksa, të kuqtë do të përballen në turin e dytë kundër Iberia 1999, një ekip gjeorgjian. Sfida e parë do të zhvillohet në transfertë më datë 25 korrik, ndërsa ajo e kthimit më 1 gusht.
Ky nuk është një kundërshtar i panjohur për Partizanin.

Iberia është ekipi qe i eliminoi “Demat” nga Champions League në vitin 2022. Pasi fituan sfidën e parë në transfertë me rezultatin 0-1, Partizani u mposht me penallti në të kthimit. Asokohe ajo njihej me emrin Saburtalo, emër i cili u ndryshua në Shkurt të këtij viti në Iberia 1999, nga drejtuesit e klubit gjeorgjian.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts