![EMRI/ Aksidentoi për vdekje turistin finlandez, arrestohet shqiptari në Greqi 2 emri aksidentoi per vdekje turistin finlandez arrestohet shqiptari ne greqi](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/emri-aksidentoi-per-vdekje-turistin-finlandez-arrestohet-shqiptari-ne-greqi.jpg)
Një turist finlandez ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Rodos të Greqisë pasi është përplasur për vdekje nga automjeti që drejtohej nga një shqiptar.
Rreth orës 05:30 minuta, automjeti tip “Peugeot” i drejtuar nga Banush Aliaj, 34 vjeç, lindur në Berat e banues në Rodos, teksa qarkullonte në aksin Rodos-Kallithea.
Viktima është identifikuar si shtetasi Juha Markuu Antero Toivonen, 47 vjeç.
Aksidenti ka ndodhur gjatë përpjekjes së viktimës për të kaluar vertikalisht rrethin Rodos-Kallitheas, nga një pikë ku nuk ka vendkalim për këmbësorët.
47-vjeçari është transportuar me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Rodos, por ka humbur jetën
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co