Sport

Presidenti i Atletico Madrid “snobon” Mbappe-n tek Reali: Kemi fituar kampionate kur kemi patur kundërshtarë emra si Messi dhe Ronaldo

presidenti i atletico madrid snobon mbappe n tek reali kemi fituar kampionate kur kemi patur kundershtare emra si messi dhe ronaldo
presidenti i atletico madrid snobon mbappe n tek reali kemi fituar kampionate kur kemi patur kundershtare emra si messi dhe ronaldo

Atlético e Madrid i është rikthyer punës parasezonale në një moment kur janë larguar disa futbollistë, por kanë munguar blerjet. Enrique Cerezo, president i “Colchoneros”, garantoi se nuk ka asnjë arsye që tifozët e tij të shqetësohen dhe e snoboi goditjen e madhe të rivalit të tij në këtë merkato verore… ardhjen e Kylian Mbappésë te Reali i Madrid.

“Ne, të gjithë, duhet të jemi këmbëngulës me atë që kemi dhe me mundësitë që kemi. Ka klube që kanë më shumë se ne dhe të tjera kundër të cilave ne kemi më shumë. Në 12 vitet e fundit ne kemi arritur një vend në Evropë, të cilin shumë pak ekipe nga pesë ligat e mëdha e kanë arritur në këtë kohë dhe mbi të gjitha, të mendosh se në këto liga që kanë kaluar, ajo spanjolle ishte një nga më të fortat. Me Messin dhe Cristianon kundërshtarë, Atlético fitoi dy kampionate”.

Në lidhje me largimin e Álvaro Moratas drejt Milanit, ku do të jetë nën urdhrat e Paulo Fonsecas, Cerezo zbuloi se nuk i ka vënë asnjë pengesë:
“Ai vendosi të largohej, nuk i hapëm asnjë problem. Të gjithë luajnë ku duan të luajnë, ndaj nuk ka pasur asnjë problem. Ai është një lojtar i mrekullueshëm, kapiten i kombëtares dhe do të jetë i suksesshëm te Milani”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts