![Akuza për krime lufte, 12 vite burgim për Ekrem Bajroviçin 2 akuza per krime lufte 12 vite burgim per ekrem bajrovicin](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/akuza-per-krime-lufte-12-vite-burgim-per-ekrem-bajrovicin.jpg)
Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me 12 vjet burgim Ekrem Bajroviçin për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile në bashkëkryerje”.
Të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 19.10.2022 e tutje, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me këtë aktgjykim. Ndaj të akuzuarit Bajroviq vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me burgim.
Sipas Gjykatës, i akuzuari detyrohet që t’i paguajë shpenzimet e paushallit gjyqësor në shumë prej treqind (300) euro si dhe në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej njëqind (100) euro, të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co