“Mund të vij papritur një natë”, Turqia provokon në prag të 50-vjetorit të pushtimit të Qipros

mund te vij papritur nje nate turqia provokon ne prag te 50 vjetorit te pushtimit te qipros
mund te vij papritur nje nate turqia provokon ne prag te 50 vjetorit te pushtimit te qipros

Ministria turke e Mbrojtjes ka nisur një breshëri videosh provokuese në prag të 50-vjetorit të pushtimit të Qipros. “Mos më thërrisni me kaq zemër, mund të vij papritur një natë…”, është teksti i këngës që nis një nga postimet e ministrisë, e cila me tone festive nxjerr në pah forcat e armatosura turke.

Videoja tregon një armatë që kryen një operacion duke iu afruar një bregu, ndërsa në mbyllje është futur një pikturë e Muhamedit II Pushtuesi që hyn në Kostandinopojë. “Në 50-vjetorin e Operacionit “Paqja e Gëzuar” nderojmë me mirënjohje dhe respekt dëshmorët dhe veteranët heroikë të ushtrisë sonë heroike që i dhanë fund shtypjes që përjetuan mërgimtarët tanë turq në Qipro. Nesër presim të gjithë vëllezërit tanë qipriotë në paradën e cila do të zhvillohet me pjesëmarrjen e 50 anijeve”, thuhet në njoftim.

Pak më herët Ministria e Mbrojtjes së Turqisë publikoi një tjetër video, ku ndër të tjera shfaqen pamje nga pushtimi turk në vitin 1974 si dhe pamje aktuale të ushtrisë. “Gëzuar 50 vjetorin e Operacionit “Gëzuar Paqe”, ku Forcat tona të Armatosura Heroike Turke sollën paqen dhe sigurinë në Qipro. Ne i nderojmë dëshmorët dhe veteranët tanë me mëshirë, mirënjohje dhe respekt dhe ndjejmë gjithmonë dhimbjen e bashkatdhetarëve tanë që u vranë brutalisht nga organizata terroriste greke”, thuhet në njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →