Shqiperia

Opozita kërkon dëshminë e Ramës dhe zgjatjen e afatit të “TIMS”/ Salianji: PS zvarrit hetimet, kërkon të mbyllë punën e komisionit sa më shpejt

opozita kerkon deshmine e rames dhe zgjatjen e afatit te tims salianji ps zvarrit hetimet kerkon te mbylle punen e komisionit sa me shpejt
opozita kerkon deshmine e rames dhe zgjatjen e afatit te tims salianji ps zvarrit hetimet kerkon te mbylle punen e komisionit sa me shpejt

Opozita kërkon sërish dëshminë e kryeministrit Edi Rama para komisionit hetimor parlamentar për ndërhyrjet në sistemin TIMS. Në mbledhjen e kësaj të premte, kreu i komisionit Ervin Salianji tha se PD do të kërkojë edhe zgjatjen e hetimeve. Ai theksoi se PS është e interesuar që puna hetimore e komisionit të mbyllet sa më shpejt, me qëllim moszbardhjen e të vërtetës, duke vonuar zbardhjen e procesverbaleve të dëshmitarëve gjatë 3 mbledhjeve të fundit.

Anëtarja e komisionit, deputetja e PD, Lindita Metalija tha se institucioni i Kryeministrisë nuk i është përgjigjur kërkesave të komisionit hetimor.

Ervin Salianji: Sot në rend dite kemi lënë miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të komisionit të datës 4.6.2024, 11.6.2024 dhe 26.6.2024 që me forcën e kartonit dhe të shumicës së deputetëve të PS, u propozua që ishin të mbyllura, asnjëra prej tyre nuk kishte të dhëna të klasifikuara dhe as nuk u njohëm me dokumente sekrete shtetërore. Sot jemi 2 ditë para mbylljes së datës së komisionit hetimor dhe ende nuk kemi të zbardhura procesverbalet e të gjithë dëshmitarëve. Ndërsa nxitimi i PS për ta mbyllur sa më shpejt të jetë e mundur këtë komision hetimor është me të njëjtën shpejtësi sa është ngadalësimi i proceseve për t’u njohur me procesverbalet. Dua të pyes kolegët, jeni njohur me procesverbalet?

Lindita Metalija: Procesverbalet nuk janë vënë në dispozicion nga sekretaria. Duhet të zbardhen. Kanë kaluar më shumë se 1 muaj e gjysmë. Ky misioin duhet çuar deri në fund. Komisionit po i vendosen shkopinj nën rrota. Jemi në afate procedurale në limitet e kohës. Kërkojmë shtyrjen e afatit të punës së komisionit. Kërkojmë të thirret në këtë komision si dëshmitar kryeministri Edi Rama. Institucioni i Kryeministrisë nuk ka kthyer përgjigje për kërkesën për informacion që ne si komision i jemi drejtuar. Si dhe ka neglizhuar me heshtje totale një detyrim kushtetues që është institucioni duhet të kthejë përgjigje për çdo informacion. Jemi para një skandali të madh, siç është ndërhyrja në sistemin TIMS ka një grup prej 8 vetash, kjo e faktuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts