Shqiperia

“S’do t’i sjellim si shërbëtorë”/ Arsimi profesional, Rama iu jep direktivat sipërmarrësve të bizneseve: Të rinjtë të vinë për punë dhe jo…

sdo ti sjellim si sherbetore arsimi profesional rama iu jep direktivat sipermarresve te bizneseve te rinjte te vine per pune dhe jo
sdo ti sjellim si sherbetore arsimi profesional rama iu jep direktivat sipermarresve te bizneseve te rinjte te vine per pune dhe jo

Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një takim me partneret ndërkombëtarë e drejtuesit e shkollave profesionale në vend.

Gjatë fjalës së tij, ku marrin pjesë dhe ekspertët e reformës së re të arsimit profesional, për “Arsimin Profesional Dual” dhe “Fondin Kombëtar të Aftësimit”, Rama u ndal te turizmi.

Ai tha se baza për të hedhur këtë hap drejt turizmit të mirë, është dualizimi i arsimit profesional.

“Përtej paragjykimeve dhe keqinformimit që pengon njerëz që nga vendi ynë kanë shkuar në Greqi që punojnë në sektorin e turizmit atje, e po të kthehen e të angazhohen këtu, në fund të muajit do kenë një bilanc të ardhurash më pozitiv. Kjo sepse do të jenë pranë shtëpisë së tyre, do të kenë shpenzime modeste transporti e taksa më të ulëta.
Solla si shembull turizmin por vlen për të gjithë fushat.
Arsimi profesional ka bërë hapa të rëndësishme para, por sot është në nevojën për të hedhur një hap shumë të madh para, dualizimi i arsimit profesional duke spostuar në fushën ku zhvillohet ekonomia, në mjedisin sipërmarrës, ditët e shkollës.
Nuk bëhet fjalë të sjellim pranë sipërmarrës vajza e djem në moshë shumë të re që t’i trajtojnë si shërbëtorë në mjediset e punës, por për t’i sjellë nxënës që të bëjnë shkollën në këto ambiente dhe të trajtohen me maksimumin e kujdesit e duke ndaluar rreptësisht abuzimin me ta”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts