Bota

Bashkëpunëtor në trafikun e 110 kg kokaine/ Arrestohet në Shëngjin 39-vjeçari me dokumente të falsifikuara ukrainase! Ja ku do të ekstradohet

bashkepunetor ne trafikun e 110 kg kokaine arrestohet ne shengjin 39 vjecari me dokumente te falsifikuara ukrainase ja ku do te ekstradohet



































Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia në Shëngjin, pasi akuzohet nga autoritetet italiane se është bashkëpunëtor në trafikun e 110 kg kokaine.

arrestim

Personi u vu në pranga në kuadër të operacionit “Operacionalja 13”, ndërsa policia thotë se 39-vjeçari qëndronte me dokumente të falsifikuara ukrainase.

Autoritetet gjyqësore në Itali i kanë caktuar 39-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Policia sqaron se po vijon bashkëpunimi me homologët, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.

Njoftimi: 

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 13”.

Qëndronte në Shëngjin, me dokumente ukrainase false, ndërkohë që kërkohej nga Italia, si bashkëpunëtor për trafikimin e 110 kilogramëve kokainë, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Sekuestrohen dokumentet false.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 13”, kapi dhe vuri në pranga shtetasin S. B., 39 vjeç.

Autoritetet gjyqësore në Itali i kanë caktuar 39-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, pasi dyshohet së në bashkëpunim me të tjerë, ka trafikuar nga Belgjika, në Itali, 110 kg lëndë narkotike kokainë.

Në momentin e arrestimit, në Shëngjin, shtetasi S. B. kishte me vete dokumente ukrainase, të dyshuara të falsifikuara, të cilat ia sekuestroi Policia.

Vijon bashkëpunimi me homologët, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts