Bota

Akuzohen si pjesë e një grupi kriminal të drogës, GJKKO merr vendimin për 12 të arrestuarit!

akuzohen si pjese e nje grupi kriminal te droges gjkko merr vendimin per 12 te arrestuarit



































GJKKO ka dhënë vendimin për 12 të arrestuarit si pjesë e një grupi kriminal në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike.

gjkko-spak

GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest shtëpie për Pjetër Gjonin dhe Roland Gjonin.

Ndërsa për Danjela Hasani nga arrest me burg masa është zëvendësuar në arrest shtëpie.

Në fuqi masat arrest në burg janë lënë për 9 të tjerët, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Hekuran Myrtja, Samet Dahati, Izmir Dahati, Besar Lejthiza, Ermis Sela, Afrim Dahati dhe Arjon Popa.

Njoftimi i SPAK:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 17.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal, e caktuar me vendimin nr. 60, datë 13.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj: Të pandehurve Pjetër Gjoni dhe Arian Popa, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, të pandehurës Danjela Hasani, e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal, si dhe të pandehurve Roland Gjoni, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Hekuran Myrtja, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela dhe Afrim Dahati, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 237, 238 dhe 248 të K.Pr. Penale, me vendimin Nr. 85, datë 19.07.2024, vendosi:

1. Vazhdimin e zbatimit ndaj të pandehurit Pjetër Goni, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 60, datë 13.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Urdhërohet i pandehuri Pjetër Gjoni që të mos largohet nga banesa e tij e cila ndodhet në lagjen “Bleran”, fshati Bardhaj, Njësia Administrative Rethina, Bashkia Shkodër.

3. Vazhdimin e zbatimit ndaj të pandehurit Roland Gjoni, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmmarrje në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 60, datë 13.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

4. Urdhërohet i pandehuri Roland Gjoni që të mos largohet nga banesa e tij e cila ndodhet në lagjen “Bleran”, fshati Bardhaj, Njësia Administrative Rethina, Bashkia Shkodër.

5. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale e caktuar ndaj të pandehurës Danjela Hasani me vendimin nr. 60, datë 13.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal, me masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

6. Urdhërohet e pandehura Danjela Hasani që të mos largohet nga banesa e saj e cila ndodhet në Tiranë, lagjja “Kombinat”.

7. Urdherohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurës Danjela Hasani nga ambjentet e paraburgimit nëse ajo nuk mbahet e arrestuar me ndonjë masë tjetër sigurimi “Arrest në burg” si e dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo me ndonjë vendim dënimi me burgim.

8. Vazhdimin e zbatimit ndaj të pandehurit Arben Uruçi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në grupi të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale, caktuar me vendimin Nr. 60, datë 13.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

9. Vazhdimin e zbatimit ndaj të pandehurit Ardjan Tahiri, i akuzuar për për kryerjen narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në grupi të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Prodhimi dhe shitja e 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 60, datë 13.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

10. Vazhdimin e zbatimit ndaj të pandehurit Hekuran Myrtja, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 60, datë 13.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

11. Vazhdimin e zbatimit ndaj të pandehurit Samet Dahati, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 60, datë 13.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

12. Vazhdimin e zbatimit ndaj të pandehurit Izmir Dahati, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 60, datë 13.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

13. Vazhdimin e zbatimit ndaj të pandehurit Besar Lejthiza, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 60, datë 13.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

14. Vazhdimin e zbatimit ndaj të pandehurit Ermis Sela i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 60, datë 13.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

15. Vazhdimin e zbatimit ndaj të pandehurit Afrim Dahati i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në grup neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 60, datë 13.07.2024 të Gjykatës së të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e parashikuar nga Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

16. Vazhdimin e zbatimit ndaj të pandehurit Arian Popa i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 60, datë 13.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

17. Urdhërohet Policia Gjyqësore, që të pandehurit Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Hekuran Myrtja, Samet Dahati, Izmir Dahati, Besar Lejthiza, Ermis Sela, Afrim Dahati dhe Arjon Popa, të dërgohen menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.

18. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

19. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita njoftimit të vendimit të gjykatës. Tiranë, më datë 19.07.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts