Sport

Egnatia programon miqësoren, do të përballet me skuadrën e madhe italiane

egnatia programon miqesoren do te perballet me skuadren e madhe italiane

Egnatia ka programuar një miqësore me Napolin. Skuadra nga Rrogozhina do të përballet me napoletanët, takim ky që do të luhet më 28 korrik, në orën 20:00. Të dyja skuadrat kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj sfide, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.

Për skuadrën italiane, në këtë ndeshje do të ketë minuta për disa futbollistë që nuk kanë luajtur shumë. Në krahun tjetër, të besuarit e Edlir Tetovës do synojnë befasinë.  Kujtojmë se vjet Egnatia u ndesh me Interin në një miqësore të fituar 4-2 nga zikaltërit.

Miqesorja
Miqesorja

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts