Lifestyle

Noizy flet për marrëdhënien me vajzën: S’kemi mundur të kemi një lidhje si familje normale

noizy flet per marredhenien me vajzen skemi mundur te kemi nje lidhje si familje normale
noizy flet per marredhenien me vajzen skemi mundur te kemi nje lidhje si familje normale

Të gjithë e mbajmë mend këngën që Noizy i kushtoi vajzës së tij, Leandrës, “Noku i vogël”. Sot Leandra është 17 vjeç dhe Noizy ka treguar më shumë për marrëdhënien me të. Ai ka rrëfyer në podkastin “Zë me Mirën” se për shkak të rrethanave nuk ka mundur të jetë prezent aq sa duhet në jetën e saj. Për këtë arsye, Leandra ka një marrëdhënie më të afërt me prindërit e tij, gjyshërit e saj.

“Nuk më është dhënë mundësia për shkak të rrethanave të jetës midis meje dhe mamasë së saj të kemi lidhje siç e ka një familje normale. Mundohemi të kemi kontakt. Flasim në telefon. Rrimë këtu tek shtëpia ime. Me mamin, me babin”, -zbuloi këngëtari.

Megjithatë, ai pranoi se së shpejti dëshiron të heqë dorë nga disa prej angazhimeve që ka për të investuar më shumë në marrëdhënien me vajzën.

“Angazhimet e mia të tepërta nuk më kanë lënë të kem me vajzën një komunikim, ose një lidhje, por edhe me gjithë familjen time. Mirëpo në një të ardhme, ndoshta dhe shumë shpejt, do doja që t’i thosha vetes pak stop nga angazhimet e tepërta që s’kam nevojë dhe të provoj të bëhem një baba shembull, siç jam edhe për muzikën”, tha Noizy.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts