Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kujtuar sot gjyqtarin italian Paolo Borsellino i cili u vra nga mafia në moshën 52-vjeçare, më 19 korrik 1992.
Meta shkruan se si Borsellino, ashtu dhe kolegu i tij Giovano Falcone, kanë paguar me jetë luftën kundër mafais.
Ai shprehet se “Shqipërisë sot i mungojnë prokurorë të tillë ndaj jemi një shtet që nuk kemi mafian tonë, por ku mafia ka shtetin e vet”, ndërsa thekson se përmbysja është e pashmangshme.
Postimi i Metës:
Paolo Borsellino, si kolegu i tij Giovanni Falcone, e pagoi me jetë, 32 vite më parë, luftën e drejtë kundër mafias!
Në funeralin e Falcones ai iu drejtua prokurorëve më të rinj: “Unë i kam dhënë fjalën Falcones e do t’i shkoj deri në fund. Ju jeni me fat se nuk ia keni dhënë fjalën askujt. Por duhet ta dini se çdo njeri është i vdekshëm në këtë botë. I pavdekshëm është vetëm ai ideja e të cilit vazhdon të ecë me këmbët e të tjerëve edhe kur ai nuk jeton më. Ndaj Falcone është i pavdekshëm se nga sot ideja e tij do të ecë me këmbët e mia”
Fjalë burri, patrioti, prokurori dhe siçiliani!
Shqipërisë sot i mungojnë prokurorë të tillë ndaj jemi një shtet që nuk kemi mafian tonë, por ku mafia ka shtetin e vet.
Përmbysja e pashmangshme!
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co