Gjykata e lartë e OKB-së ka thënë se pushtimi i territoreve palestineze nga Izraeli është kundër ligjit ndërkombëtar.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) tha se Izraeli duhet të ndalojë aktivitetin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor dhe t’i japë fund okupimit “të paligjshëm” të këtyre zonave dhe Rripit të Gazës sa më shpejt të jetë e mundur.
Në përgjigje, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se gjykata kishte marrë një “vendim të gënjeshtërt”.
Opinioni këshillimor i gjykatës nuk është ligjërisht i detyrueshëm, por ende ka peshë të rëndësishme politike. Kjo shënon herën e parë që GJND-ja jep një qëndrim mbi ligjshmërinë e debatit 57-vjeçar.
GJND-ja, me seli në Hagë të Holandës, e ka shqyrtuar këtë çështje që nga fillimi i vitit të kaluar, me kërkesë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së .
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co