Bota Sport

Anglia kërkon trajner, Federata poston njoftim për vendin e lirë të punës. Ja cilat janë 7 kushtet për kandidatët

anglia kerkon trajner federata poston njoftim per vendin e lire te punes ja cilat jane 7 kushtet per kandidatet



































Federata Angleze e Futbollit ka nisur kërkimin për trajnerin e ri, pas largimit të Garet Sauthgejt nga drejtimi i “tre luanëve”. Edhe pse ka një sërë kandidatësh të interesuar për vendin vakant, sipas procedurës, Federata ka postuar edhe në faqen e saj aplikimin për vendin bosh, duke shpjeguar kushtet e qarta që duhet të plotësojë kandidati fitues.

sauthgejt

Sipas saj, personi që aplikon duhet të “drejtojë dhe zhvillojë ekipin e Anglisë që të fitojë një turne madhor dhe të renditet në mënyrë konstante si një prej skuadrave më të mira në botë”. Në këtë mënyrë, kushtet që duhet të plotësojë aplikanti janë:

– Të ketë një Licencë UEFA Pro.

– Të ketë eksperiencë domethënëse në futbollin anglez, me një ecuri të mirë duke arritur rezultate në Premier Ligë dhe/apo në kompeticione elitare ndërkombëtare.

– Të jetë një lider i jashtëzakonshëm i cili e kupton dhe i gëzohet ambientit të futbollit të kombëtareve.

– Të ketë përvojë në identifikimin, menaxhimin dhe zhvillimin e suksesshëm të lojtarëve të kualifikuar anglezë.

– Të jetë shumë i durueshëm dhe komod në një rol të profilit shumë të lartë me një shqyrtim intensiv publik.

– Të ketë një histori pozitive të krijimit të një kulture dhe mjedisi ekipor me performancë të lartë.

– Të ketë vlera të forta personale dhe integritet dhe do të kuptojë e përqafojë rolin që kryetrajneri i ekipit të meshkujve të Anglisë ka për të frymëzuar kombin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts