Bota Sport

Milani ndez motorët për sezonin e ri, Fonseka sot sfidon Rapidin

milani ndez motoret per sezonin e ri fonseka sot sfidon rapidin



































Qendra stërvitore e “Milanello”-s ka një “kryebashkiak” të ri dhe në “votimet” e para ka marrë një mbështetje të madhe. Paulo Fonseka stërvit kuqezinjtë që nga e hëna e kaluar dhe, pas pak më shumë sesa një jave, mund të themi se lojtarëve të “Djallit” u pëlqen.

fonseka

Përshtypjet e para, në prapaskenë, janë shumë pozitive. Portugezi bind me mënyrën se si punon dhe si iu qas skuadrës. Mungojnë ende emrat e mëdhenj (Menja, Teo dhe Leao mbi të gjitha), por ata që e kanë përjetuar ditët e fundit kanë mbetur të impresionuar. Tekniku i ri punoi shumë me topin në ditët e para dhe e braktisi vetëm në fundjavë. Ai u përpoq të sillte intensitet dhe shpalosi idetë e tij për tranzicionin, marrjen e topit, qëndrimin taktik dhe ndërtimin e manovrës. Dhe futbollistët, kur mund të punojnë me topin, janë pothuajse gjithmonë të lumtur.

DOPJO STËRVITJE –  Përveç fushës, të gjithë janë habitur pozitivisht nga qasja. Disa lojtarë flasin pa lojëra fjalësh për ide të qarta, të përcjella me vendosmëri. Sezoni është i gjatë, por sigurisht që ka buzëqeshje, pavarësisht se Fonseka i kërkon të gjithëve stërvitje të dyfishta në mëngjes dhe pasdite.

Këtë javë, me përjashtim të ditës së djeshme, Milani doli në fushë nga dy herë. Lojtarët nisin punën në Milanello në mëngjes dhe do të jenë të lirë vetëm në mbrëmje, me një të përbashkët me ekipin U-23, Milan Futuro, që po ndjek të njëjtin plan stërvitor si ekipi i parë.

KRAHASIMI ME PIOLIN – Fonseka po ndryshon shumë në krahasim me epokën e Piolit. Nuk është çështje të jesh trajner më i mirë apo më i keq, është çështje stili dhe zgjedhjesh. “Djalli” do të luajë futboll të ndryshëm, më shumë mbajtje topi dhe më pak tranzicione, do të driblojë më shumë, do të përpiqet të jetë agresiv që në gjysmëfushën rivale e nuk do të mbrojë më “tek për tek”.

Një sfidë veçanërisht për Leaon, i cili lulëzon në hapësirat e krijuara nga topi i rikuperuar. Dëshmia e e parë, mund të shihet sot në orën 17.30 në ndeshjen miqësore në Vjenë kundër Rapidit teksa të enjten e 25 gushtit kuqezinjtë i pret nisja për në turin amerikan, me ndeshjet kundër Sitit, Realit të Madridit dhe Barcelonës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts