Shqiperia

“Vonesa pa fund dhe çështje të mbetura pezull”, kreu i Dhomës së Avokatisë në Elbasan ngre shqetësimin: Kaosi i krijuar nga vettingu

vonesa pa fund dhe ceshtje te mbetura pezull kreu i dhomes se avokatise ne elbasan ngre shqetesimin kaosi i krijuar nga vettingu
vonesa pa fund dhe ceshtje te mbetura pezull kreu i dhomes se avokatise ne elbasan ngre shqetesimin kaosi i krijuar nga vettingu

Demir Çiftja, kreu i Dhomës së Avokatisë në Elbasan, në një dalje për mediat e ka cilësuar kaotike situatën e krijuar nga kryerja e procesit të vettingut. Sipas tij Prokuroria e Elbasanit aktualisht funksionon vetëm me 30% të kapacitetit të saj. Kjo pasi, procesi i vettingut ka sjellë zbrazjen e gjykatave dhe prokurorive në rrethe. Së fundmi vetingu ka larguar edhe 3 prokurorë të tjerë nga Elbasani, ndërsa pas vdekjes së një tjetri, organi i akuzës funksionon me vetëm 6 prokurorë, nga 20-të që duhet të kishte në organikë.

Koston e vakancave në drejtësi e vuajnë qytetarët. Kreu i dhomës së avokatisë në Elbasan Demir Çiftja e konsideroi situatën tejet shqetësuese. Ai e sheh me shqetësim mos emërimin e prokurorëve të rinj në Prokurorinë e Elbasanit. Për ngërçin e krijuar në organet e drejtësisë, Çiftja thotë se i janë drejtuar me një shkrese zyrtare Këshillit të Lartë të Prokurorisë për marrjen e masave për plotësimin e numrit të prokurorëve në Prokurorinë e Elbasanit. Sakaq stina e verës rrit numrin e proceseve gjyqësore pasi përkon me periudhën kur kthehen emigrantët dhe kërkojnë të mbyllin proceset gjyqësore të mbartura apo të hapura rishtazi.

Mungesa ka edhe në trupën gjyqësore të Gjykatës së Elbasanit, ku nga 20 që duhet të ishin në organikë punojnë 11 gjyqtarë. Në kushte të tilla është bërë tejet e vështirë puna e prokurorëve, gjyqtarëve dhe avokatëve, ndërsa nga ana tjetër qytetarët duhet të presin pa fund radhën e zhvillimit të seancave gjyqësore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts