Guvernatori republikan në Alabama, Kay Ivey, njoftoi se autoritetet, për herë të parë në botë, kanë kryer ekzekutimin e një të dënuar me vdekje, me thithjen e gazit të azotit, një metodë e kritikuar gjerësisht kjo nga OKB-ja, pasi vlerëson se mund të përbëjë “vuajtje”.
Kenneth Eugene Smith, i cili u dënua me vdekje në vitin 1996 pas gjyqit të tij për vrasjen e një gruaje me urdhër të burrit të saj, u shpall i vdekur në burgun Atmore në orën 20:25 (koha lokale), njoftuan mediat amerikane duke cituar një deklaratë për shtyp nga guvernatori Ivey.
Ndërkohë, në 2022, pati një përpjekje të dështuar për ta ekzekutuar atë me injeksion vdekjeprurës, por këtë herë vrasja e tij është kryer me azot.
LIVE: Alabama officials hold news conference after nitrogen gas execution https://t.co/kXFJLN825V
— Reuters (@Reuters) January 26, 2024
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co