Bota Sport

E kërkon Lesteri, Milani pret 15 milionë euro nga shitja e sulmuesit

e kerkon lesteri milani pret 15 milione euro nga shitja e sulmuesit


































Ditët e fundit, kolegët e “Sportitalia” kishin raportuar një interes konkret nga Lesteri, i sapongjitur në Premier Ligë, për Aleksis Salmakers, anësorin sulmues belg të Milanit, i cili po largohet nga klubi kuqezi, pasi luajti një vit në huazim me Bolonja (me rezultate të shkëlqyera).

salmakers

Konfirmime në këtë aspekt vijnë edhe nga Angli ku burime të tjera njoftojnë ekzistencën një negociatë në vazhdim me mes “Dhelprave” dhe klubit italian.

“Djalli” e vlerëson anësorin belg jo më pak sesa 15 milionë euro dhe klubi britanik ende nuk e ka arritur këtë shifër në bisedat e parë. Megjithatë, gjatë fundjavës pritet një ofertë zyrtare, prandaj drejtuesit kuqezi shpresojnë të arrijnë sa më shpejt në një marrëveshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts