Sport

Tradhtoi Bruna Biancardin kur ishte shtatzënë, Neymar konfirmon ardhjen në jetë të fëmijës së tij të tretë! Ylli i futbollit poston imazhet e të porsalindurës

tradhtoi bruna biancardin kur ishte shtatzene neymar konfirmon ardhjen ne jete te femijes se tij te trete ylli i futbollit poston imazhet e te porsalindures
tradhtoi bruna biancardin kur ishte shtatzene neymar konfirmon ardhjen ne jete te femijes se tij te trete ylli i futbollit poston imazhet e te porsalindures

Ylli brazilian i futbollit, Neymar ka mirëpritur në jetë fëmijën e tij të tretë, vajzën Helena, duke zbuluar se vogëlushja ka lindur më 3 korrik.

“Helena “03/07/2024”, shkroi Neymar në një postim në Instagram, krahas fotove të të porsalindurës në spital.

Neymar, i cili është gjithashtu baba i djalit Davi Lucca, 12 vjeç, me ish-parteren Carolina Dantas dhe vajzën Mavie, 9 muajshe, me Bruna Biancardi, e shoqëroi njoftimin me foto të ëmbla të të birit duke takuar vogëlushen në spital dhe duke e mbajtur në prehër.

Pas spekulimeve se Amanda Kimberlly ishte në pritje të fëmijës së tij, modelja konfirmoi ardhjen në jetë të vajzës Helena në rrjetet sociale po atë ditë.

Gjithashtu publikoi pamje nga festa për mikpritjen e të bijës më 7 korrik, duke shkruar: “Ne festuam ardhjen e Helenës me një pritje të bukur të bërë me shumë dashuri dhe kujdes!”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts