Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka kritikuar Autoritetin e Konkurrencës pas raportimit në Kuvend, duke u shprehur se nuk po mbron shqiptarët nga monopolet dhe oligopolet.
Ajo u shpreh se konkurrenca në tregje nuk është e siguruar, duke theksuar se kompanitë bëjnë marrëveshje dhe nuk është askush nuk ndërhyn për të mbrojtur konsumatorin.
Tabaku shtoi se shqiptarët po paguajnë çmime më të larta dhe nuk po e marrin shërbimin.
Deklarata e plotë e Tabakut:
Detyra e çdo institucioni të pavarur, duke përfshirë dhe Autoritetin e Konkurrencës, është mbrojtja e konsumatorit. Së pari, duke ofruar çmimet më të ulta në treg dhe duke siguruar konkurrencë që kjo të ndodh. Së dyti, duke u kujdesur që ne kemi produkte me cilësi.
Por si realizohet kjo? Duke pasur tregje me konkurencë, duke lejuar që në tregjet kryesore të mos ketë 2 ose 3 kompani siç ndodh, duke ndaluar marrëveshjet për çmimet. A po realizohet kjo? A po e kryen Autoriteti i Konkurrencës funksionin e tij? Sot nga produktet e shportës që na vijnë ne tryezë e deri tek shërbimet tjera që lidhin me sigurimet, telefoninë celulare, me karburantet ne kemi çmime më të larta.
Sepse Autoriteti i Konkurrencës dhe konkurrenca në tregje nuk është e siguruar, sepse kompanitë bëjnë marrëveshje dhe nuk është askush aty për të mbrojtur konsumatorin. Situata në tregjet e kapura dhe në sektorët më të rëndësishëm është kthyer sot në kosto, jo vetëm për tryezat e shqiptarëve, por njëkohësisht dhe për çmimet në sektorët më të rëndësishëm.
Po nëse Autoriteti i Konkurrencës dhe çdo institucion tjetër i pavarur nuk janë atje për të mbrojtur interesin e konsumatorit, për çfarë ekzistojnë ato? Sot konsumatorët shqiptarë janë duke paguar çmime më të larta, po rripen në supermarkete, në sigurime, në telefoninë celulare dhe nuk po e marrin shërbimin. Kjo është sfida që i bëra atij institucioni dhe mbeti pa përgjigjje!
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co