Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka bërë me dije listën e 11 stadiumeve të Spanjës ku do të zhvillohen 45 ndeshje të kampionatit botëror 2030. Siç dihet botërori i 2030-ës do të zhvillohet në tri vende, Spanjë, Portugali dhe Marok.
NĂ« SpanjĂ« janĂ« zgjedhur 11 stadiume, ku Madrid dhe Barcelona do tĂ« kenĂ« nga dy stadiume, ndĂ«rsa pjesa tjetĂ«r do tĂ« ndahen nĂ« qytet e tjera tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« SpanjĂ«s. Por ajo qĂ« ka rĂ«nĂ« nĂ« sy dhe ka ndezur njĂ« debat tĂ« ashpĂ«r ka qenĂ« mungesa e Valencias dhe stadiumit âMestallaâ.
Ndonëse është qyteti i tretë më i madh i Spanjës (pas Madridit dhe Barcelonës), Valencia nuk është zgjedhur nga federata spanjolle si seli. Mungesa e Valencias ka sjellë reagime të forta si nga qeveria autonome e rajonit të Valencias (Generalitat Valenciana) ashtu dhe e bashkisë së këtij qyteti.
Në dy reagime njëri pas tjetrit, ato e kanë konsideruar lënin jashtë të Valencias si skandal dhe një turp kombëtar për Spanjën. Gjithsesi ka ende shpresa që Valencia të përfshihet me ndërhyrjen e qeverisë spanjolle.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co