Mançester Junajtid e ka nisur me marsh të 7-të tregun e transferimeve, duke firmosur me dy talentet, Zirzke dhe Leni Joro, ndërsa është shumë pranë firmosjes me Matajs de Ligt dhe Ugarte. Por kjo nuk është e gjitha, “ESPN” pretendon se 7 lojtarë me peshë mund të largohen nga “Old Trafford” në javët e ardhshme.
Kasemiro, Aron Uan-Bisaka, Skot MekTominai, Herri Meguair, Kristian Eriksen dhe Victor Lindelof janë emrat që e kanë mbetur jashtë planeve të Ten Hag, shto Entonin. Pritet javëve të “nxehta” për të kuptuar më qartë se kush do jenë destinacionet e tyre. Transferimet e mundshme do ulnin ndeshmë edhe rregullat e “fair play” financiar, çka do i hapte edhe “dritën e gjelbër” për të tjera afrime.
TRAJNERI – Erik ten Hag ka zbuluar se ai do të largohet nga Mançester Junajtid, nëse klubi gjen dikë më të përshtatshëm për këtë punë sesa ai. Holandezi tha: “Doja të fitoja Kupën e Anglisë dhe e arrita qëllimin. Nëse drejtuesit e Junajtid gjen dikë nesër që mendojnë se është më mirë, unë do të largohem. Është kaq e thjeshtë.
Këto janë mekanizmat në futboll që duhet të respektoni. Në një skuadër si Mançesteri, por edhe në Bajern Mynih dhe Ajaks, është e qartë, nëse nuk fiton, ke një problem”, përfundoi shkurtimisht Ten Hag. Marrja e klubit në pronësinë e Ratklif, duket se kanë filluar të ndryshojnë strategjitë në tregun e transferimeve, shumë më konkret.
LARGIMI I ENTONIT – Erik ten Hag nuk e llogaritë më në planet e tij te Mançesteri sulmuesin anësor Entoni, madje theksohet se janë të gatshëm ta shesin gjatë kësaj vere. Anësori ka dështuar të tregojë versionin më të mirë, njëkohësisht të “kompensojë” 86 milionë paundësh që u pagua për t’iu bashkuar “Djajve” nga Ajaksi dy vite më parë.
“ESPN” pretendon se Ten Hag është bindur plotësisht se futbollisti brazilian nuk është në gjendje të bëjë diferencën në ekip. Opsionet konkrete nuk ka aktualisht, aty ku paga prej 70,000 paundësh në javë është një kërcënim për çdo skuadër. Ai erdhi me bujë të madhe nga “Harkëtarët” e Ajaksi, por që kurrë nuk është ngritur në nivelin e pritshmërive. Madje në Brazil është i akuzuar edhe për përdhunim.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co