Ervin Salianji ka njoftuar sot se ka nisur bashkëpunimin me strukturat e PD në Elbasan, qark ku edhe është caktuar drejtues politik.
Në një postim në rrjetet sociale ai ka ndarë pamje nga takimi me strukturat,. Ndërsa shtoi se ka ardhur koha që të nisë ndryshimi.
“Elbasani ka ditur të jetë përcaktues politikisht dhe transformues në historinë e zgjedhjeve, ndaj edhe përmes një alternative serioze dhe një ekipi dinjitoz do të jemi aty për ta bërë ndryshim”, shkruan Salianji.
Postimi:
Privilegj dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme të nis një bashkëpunim të ri me strukturat e Partisë Demokratike në Elbasan
Elbasani një qytet me histori dhe tradita, padrejtësisht në këtë dekadë është etiketuar dhe keqpërdorur nga pushteti duke vrarë shpresën dhe duke detyruar qindra e mijëra të rinj dhe profesionistë të largohen.
Elbasani ka ditur të jetë përcaktues politikisht dhe transformues në historinë e zgjedhjeve, ndaj edhe përmes një alternative serioze dhe një ekipi dinjitoz do të jemi aty për ta bërë ndryshim.
Faleminderit kryesisë, mikut tim Luçianos dhe gjithë demokratëve për mikpritjen. Koha të nisim nga puna. Koha të nisim ndryshimin
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co