Bota

Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Himarë, KQZ miraton sasia e fletëve të votimit që do të prodhohen! Ja ku do të bëhet numërimi i votave

zgjedhjet e pjesshme ne bashkine himare kqz miraton sasia e fleteve te votimit qe do te prodhohen ja ku do te behet numerimi i votave



































Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Himarë që do të zhvillohen më 4 Gusht.

bashkia himare

Sasia që duhet të prodhohet për zgjedhjet për kryetar të bashkisë Himarë është 23.535 fletë votimi.

Komisioneri caktoi edhe Vendin e Numërimit të Votave të KZAZ-së nr. 88, Godina e Fushës së Sportit, Rruga “Apelistra”, salla e mbledhjeve e Këshillit Bashkiak, Bashkia Himarë.

Deklarata e plotë:

Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Himarë – Miratohet sasia e fletëve të votimit që do të prodhohen

Sot, në seancë publike Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi për zgjedhjet për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 gusht 2024.

Nga përpunimi i të dhënave të listës përfundimtare të zgjedhësve marrë nga DPGJC në zgjedhjet e datës 04.08.2024, rezulton se në Bashkinë Himarë numri i zgjedhësve është 23.074, ndërsa numri i qendrave të votimit është 36 QV. Referuar pikës 4, të nenit 97, të Kodit Zgjedhor, sasia e fletëve të votimit që duhet të prodhohet për zgjedhjet për kryetar të bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024, duke shtuar 2% (përqind) mbi numrin e zgjedhësve, është 23.535 fletë votimi.

Gjithashtu, caktoi masën e shpërblimit të anëtarëve të komisioneve zgjedhore të ZAZ-së nr. 88 dhe masën e shpërblimit për operatorët teknikë për përdorimin e kamerës videoregjistruese;

1. Kryetari dhe zv.kryetari i KZAZ-së, në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë;

2. Sekretari i KZAZ-së, në masën 47.500 (dyzet e shtatëmijë e pesëqind) lekë;

3. Anëtari i KZAZ-së, në masën 35.000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë;

4. Kryetari i KQV-së, në masën 4.000 (katër mijë) lekë;

5. Anëtari dhe Sekretari i KQV-së, në masën 3.500 (tre mijë e pesëqind) lekë;

6. Anëtari i GNV-së, në masën 6.000 (gjashtë mijë) lekë;

7. Operatorët teknikë për përdorimin e kamerës videoregjistruese në QV, në masën 5 000 (pesëmijë) lekë.

Komisioneri caktoi edhe Vendin e Numërimit të Votave të KZAZ-së nr. 88, Godina e Fushës së Sportit, Rruga “Apelistra”, salla e mbledhjeve e Këshillit Bashkiak, Bashkia Himarë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts