Shqiperia

Rishfaqet zjarri në majën e Sopotit në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje

rishfaqet zjarri ne majen e sopotit ne gjirokaster zjarrfikesit ne vendngjarje
rishfaqet zjarri ne majen e sopotit ne gjirokaster zjarrfikesit ne vendngjarje

Rishfaqet zjarri në majën e Sopotit. Zjarri në malin e Sopotit i ardhur nga Delvina aktualisht ndodhet në territorin ndarës të tre Bashkive Gjirokastër, Dropull dhe Delvine.

Flakët e zjarrit po avancojnë me intensitet nën ndikimin e temperaturave dhe erës së fortë çka po merr përmasa alarmante.

Efektivat zjarrfikës të Gjirokastrës, janë dislokuar në pjesën e territorit të Bashkisë Gjirokastër për mos të lejuar depërtimin e flakëve.

Në vendngjarje ndodhen vetëm efektivat zjarrfikës të Gjirokastrës dhe Dropullit.

Terreni është malor dhe tepër i vështirë për të ndërhyrë.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts