Bota

“Gjikuria s’ka lidhje me mercenarët e pushtetit”- I shoqëruar nga kandidati për Himarën, Beleri kthehet në burgun e Fierit: Nuk e mendova të mos vija! Kam kërkuar lirim me kusht

gjikuria ska lidhje me mercenaret e pushtetit i shoqeruar nga kandidati per himaren beleri kthehet ne burgun e fierit nuk e mendova te mos vija kam kerkuar lirim me kush



































Pas përfundimit të 5 ditëve leje, për t’u betuar në Parlamentin Europian si eurodeputet, Fredi Beleri u rikthye sot në qelinë e burgut në Fier, ku ka deklaruar se asnjëherë nuk i ka shkuar në mend për të mos u kthyer në qeli e Shqipëri.

fredi beleri nga burgu

Ai është shoqëruar nga kandidati për kryetar bashkie në Himarë, Petro Gjikuria, teksa u ndal edhe të fliste për mediat.

Beleri tha se do ta mbaroj dënimin e tij deri në fund teksa ka shprehur mbështetjen për kandidatin Gjikuria.  Sipas tij Himara do të ketë një eurodeputet si dhe një kryetar bashkie të sajën, Gjikurinë.

“Siç u kisha thënë, u ktheva sot në burg. Nuk përdora imunitetin tim si eurodeputet. U ktheva se këtu në Shqipëri, është shtëpia ime dhe jam i bindur për drejtësinë time, në mos gjykatat këtu, në gjykatat europiane. Jam shumë i gëzuar që më shoqëroi sot në burg kandidati për bashkinë e Himarës Petro Gjikuria një djalë i mirëfilltë nga Himara që s’ka lidhje me mercenarët që sjell pushteti për të komanduar Himarën. Himara në duart e Petro Gjikurisë do jetë e sigurt, do ketë vend në Bruksel, Amerikë dhe që këtej e tutje na presin vetëm ditë të mira”, u shpreh Fredi Beleri.

I pyetur në lidhje me ftesën për bashkëpunim të bërë nga Tavo, Beleri i kërkon Tavos që nëse do të bashkëpunojnë për të nxjerrë Gjikurinë fitues në Himarë.

“Mirëpres deklaratat e zotit Tano edhe pse është përfaqësues i keqbërësit më të madh për Himarën në vitet e fundit. I bëjë ftesë të japim duart e të bashkëpunojmë e të nxjerrim në krye të2 bashkisë Petro Gjikurinë”, tha Beleri.

Ndër të tjera, ai u pyet edhe në lidhje me eksperiencën në Strasburg, ndërsa  tha se ishte një eksperiencë e veçantë dhe u shpreh i kënaqur nga besueshmëria e votuesve grekë.

Beleri tha se ka kërkuar lirinë me kusht, ndërsa theksoi se shpreson që drejtësia të veprojë kësaj here pa u ndikuar.

“Për mua ishte një eksperiencë e veçantë, isha i gëzuar, emocionuar dhe i kënaqur nga besueshmëria e votuesve grekë. Atje është një detyrim i madh dhe një angazhim për të dalë faqebardhë dhe për të mbështetur të drejta tona.

Kam kërkuar lirim me kusht, është e drejtë e imja, dhe shpresoj që drejtësia këtë herë të mos ndikohet dhe të marrë vendimin e drejtë. Asnjëherë nuk më vajti në mëndje të mos kthehem se këtu është shtëpia ime, këtu është jeta ime. Nuk kam arsye të mos kthehem”, përfundoi Beleri.

Kujtojmë se Beleri u arrestua më 12 Maj dhe u dënua nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 2 vite burg për blerje votash. Beleri e shlyen dënimin përfundimisht në 19 tetor dhe fiton lirinë.

Por, pavarësisht se ndodhej pas hekurave, ai fitoi zgjedhjet vendore në Himarë. Fredi Beleri nuk arriti që të betohej si kryebashkiak pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij.

Eurodeputeti u lirua nga qelia përkohësisht më 15 korrik me vendim të Drejtorisë së Burgjeve për t’u betuar si eurodeputet në Parlamentin Europian.

Sipas njoftimit, leja e Belerit niste henën (15 korrik) dhe përfundonte ditën e sotme, më 20 korrik, ku do të vijojë dënimin në burgun e Fierit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts