Bota

Andrea Bregasi ndërroi jetë nga arresti kardiak, reagon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: 33-vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike

andrea bregasi nderroi jete nga arresti kardiak reagon drejtoria e pergjithshme e burgjeve 33 vjecari ishte perdorues i lendeve narkotike



































Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas ndarjes nga jeta ditën e sotme të 33-vjeçarit Andrea Bregasi, i paraburgosur në IEVP-në Fushë Krujë.

andrea-bregasi-770x433

Në një deklaratë për mediat, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se 33-vjeçari ka ndërruar jetë në Qendrën Shëndetësore Fushë Krujë për shkak të një arresti kardiak.

I paraburgosuri thuhet se ka shfaqur shqetësime dhe rreth orës 14:15 është dërguar në ambulancë në Qendrën Shëndetësore Fushë-Krujë.

Po ashtu, në deklaratë bëhet me dije se Bregasi ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe dhe kishte nisur trajtimin me metadon nga stafi mjekësor i IEVP-ve.

Ky trajtim synonte të ndihmonte në rehabilitimin e tij dhe në përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Bregasi kishte vetëm 8 ditë në ambientet e paraburgimit në burgun e Fushë-Krujës, pasi u vu në pranga më 11 korrik, për atentatin e dështuar në “Don Bosko” në dhjetor të 2023 ndaj 42-vjeçarit Rudolf Zefi.

Mësohet se Andrea Bregasi është transferuar në IEVP-në Fushë Krujë më datë 12 Korrik 2024, një ditë pas arrestimit.

Bregasi atë kohë, thuhet se qëlloi gjashtë herë me armë drejt automjetit ku udhëtonte Rudolf Zefi, së bashku me dy persona të tjerë, mëngjesin e së enjtes (14 Dhjetor).

Deklaratë për media

Sot, më datë 20 Korrik 2024, shtetasi Andrea Bregasi, 33 vjeç, ka ndërruar jetë në Qendrën Shëndetësore Fushë Krujë për shkak të një arresti kardiak, në orën 14:32. I paraburgosuri ka shfaqur shqetësime dhe menjëherë rreth orës 14:15 është dërguar në ambulancë në Qendrën Shëndetësore Fushë-Krujë.

Shtetasi Bregasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe kishte nisur trajtimin me metadon nga stafi mjekësor i IEVP-ve. Ky trajtim synonte të ndihmonte në rehabilitimin e tij dhe në përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Andrea Bregasi është transferuar në IEVP-në Fushë Krujë më datë 12 Korrik 2024.

Shtetasi Andra Bregasi, i biri i Hysen dhe Dhurata, i datëlindjes 09.12.1991, lindur dhe banues në Tiranë. Me gjendje civile beqar, me gjendje gjyqësore i dënuar, me arsim 8 klasë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare. Ky person ndodhet në IEVP Fushë Kruje me statusin e të paraburgosurit.

Me vendimin 454 datë 12.07.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës është dhene masa e sigurimit “Arrest ne burg”, si i dyshuar për kryerjen e vepres penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” te parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Gjithashtu me vendimin 1779 regj. Them datë 14.07.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është vendour vazhdimi i masës së sigurimit personal “Arrest me burg” ndaj personit nën hetim Andrea Hysen Bregasi, me vendimin nr. 14 akti datë 05.01.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në të cilën ai akuzohet për kryerjen e veprave penlae “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga nenet 79 gërma “dh” – 22 dhe neni 278/1 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts