Shqiperia

Grupi i turistëve shqiptarë në Itali përfshihet në aksident, Ministria e Jashtme vendoset në gatishmëri

grupi i turisteve shqiptare ne itali perfshihet ne aksident ministria e jashtme vendoset ne gatishmeri
grupi i turisteve shqiptare ne itali perfshihet ne aksident ministria e jashtme vendoset ne gatishmeri

Një autobus me turistë shqiptarë është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në Itali pasditen e sotme rreth orës 16:00.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, menjëherë pas informacionit mbi aksidentin automobilistik në Katania, është vënë në komunikim me autoritetet italiane, përmes ambasadës së RSH në Romë dhe konsullatave të RSH në Milano e Bari.

Mësohet se 16 persona kanë mbetur të plagosur, por se askush prej tyre nuk është në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën.

Me porosi të Ministrit Igli Hasani, përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatave po monitorojnë situatën e janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts